Sėmundjet e vezoreve

Cistat e vezoreve
Kanceri i vezoreve

Cistat e vezoreve

Cistat e vezoreve janė qesėza tė mbushura me lėng nė vezore. Gratė normale i kanė dy vezore. Vezoret prodhojnė vezė. Ato tajisin gjithashtu edhe hormone femėrore, siē janė estrogeni dhe progesteroni.

Cistat e vezoreve janė shumė tė shpeshta dhe paraqiten si dy lloje: funksionale dhe normale. Cistat funksionale paraqitėn si pjesė e funksionimit normal tė vezoreve. Ato janė rėndom mė tė vogla se cistat abnormale dhe tėrhiqen pa mjekim.

Si krijohen?
Llojet mė tė shpeshta tė cistave funksionale janė cistat folikulare me trup tė verdhė. Cistat korpus luteum janė tė pranishme pasi qė veza tė jetė liruar nga folikuli. Nė qoftė se nuk ndodh shtatzėnia trupi i verdhė rėndom asgjėsohet (zhdukėt). Mirėpo nganjėherė bashkė me lėngun ose gjakun mbetet nė sipėrfaqen e vezores si cistė. Cistat abnormale janė mė sė shpeshti cista dermoide. Kėto cista janė tė ngjashme me indin e lėkurės sė jashtmi dhe ndonjėherė tė mbushura me copėza tė eshtrave, tė flokėve dhe tė kėrcave.

Cilat janė simptomat?
Cistat e vezoreve nuk shkaktojnė shpesh kurrfarė simptomash. Nė qoftė se simptomat mund tė paraqitėn, ato mund tė jenė:

  • dhembjet nė stomak dhe pengesat e tretjes
  • dhembjet gjatė marrėdhėnieve seksuale
  • cikli i parregullt menstrual, siē janė periudhat e vėshtira, menstruacionet me dhembje
  • ėnjtja pa dhembje nė pjesėn e poshtme tė barkut
  • Ndjenja e shtypjes (ndrydhjes) ose e mbushjes nė stomak ose brenda komblikut nė legenin e vogėl
  • Parregullėsia nė zorrė ose nė funksionet e mėshikėzės
  • Ndryshimet e fytyrės dhe tė trupit, tė flokėve

Si bėhet diagnoza? 
Diagnoza e cistave bėhet me kėtė test dhe kontroll:

  • Historia e sėmundjes
  • Kontrollimi fizik
  • Ultratingulli
  • Tomografia e kompjuterizuar e barkut (CT)
  • Rezonanca magnetike (MR)
  •  E rrezeve X nga pėrbėrja e urinės

Nė disa raste mund tė jetė vėshtirė tė bėhet diagnoza e cistave tė vezoreve. Nė vend tė cistės mund tė shkaktojė mosmarrėveshje trupi fqinjė, duke shkaktuar trysni mbi vezore ose fekaliet nė rectum apo gjendja nė mėshikėzėn urinare. Nė situate tė kėtillė skanimi me ultratingull mund tė jetė shumė i dobishėm pėr t’i verifikuar cistat nė vezore dhe pėr matjen e madhėsisė sė cistave. Cistat jo normale janė rėndom mė tė mėdha se 5 cm.

Kako se liječi?
Cistat funksionale tė vezoreve zhduken shumė shpesh edhe zakonisht pa mjekim. Ato mund tė tėrhiqen mė sė shpeshti pėr disa muaj. Mirėpo, mund tė mjekohen edhe duke pėrdorur tabletat kontraceptive. Cistat funksionale qė nuk tėrhiqen ndonjėherė edhe duhet tė zbrazėn.

Cistat e mėdha abnormale (5 cm ose mė tė mėdha) qė nuk zhduken pa mjekim ėshtė e detyrueshme tė mėnjanohen me anė intervenimit kirurgjik. Cistat e vogla abnormale duhet tė mėnjanohen gjithashtu me rrugė kirurgjike. Cista mund tė mėnjanohet shpesh edhe pa i hequr vezoret. Mirėpo, nė disa raste e tėrė vezorja duhet tė mėnjanohet bashkė me vepėrēuesin. Meqė ekzistojnė dy vezore dhe dy vepėrēues, keni edhe me tutje mundėsi pėr tė mbetur shtatzėnė, nė qoftė se ėshtė hequr vetėm njėra vezore dhe njėri vepėrēues.

Disa cista si reoccur-i i majit mund tė zhvillohen nė kancer. Pėr kėtė arsye, nėse jeni nė menopauzė ose jo dhe nuk dėshironi mė foshnje, heqja e tė dy vezoreve dhe vepėrēuesve mund tė konsiderohet si opcion racional ( i arsyeshėm).

Trajtimet (tretmanet) pėrfshijnė rėndom kėto operacione kirurgjike:

  • Endoskopia: barku ėshtė i mbushur me gaz dhe njė prerje e vogėl nėn kėrthizė nėpėrmjet tė sė cilės mjeku juaj e fut laparaskopin (gypin e holllė tė pajisur me dritė). Ky aparat ia bėn tė mundshme mjekut qė ta shohė se a akziston cista apo jo. Mjeku juaj mund ta marrė mostrėn e lėngut me ndihmėn e injektorit. Kjo mostėr dėrgohet nė laborator pėr t’u testuar. Nė bazė tė rezultatit mjeku mund tė vendosė pėr ta bėrė laparatominė.
  • Laparotomia: Mjeku juaj bėn prerje nė barkun tuaj dhe e heq cistėn. Mostra dėrgohet pastaj nė laborator pėr t’u testuar. Njėzet e pesė pėr qind tė cistave nė vezore nuk janė kancerogjene.

Shumė cista nė vezore nuk shkaktojnė simptoma tė dukshme, prandaj mund tė zbulohen vetėm gjatė kontrolleve shėndetėsore rutinore vjetore. Pra, tė pėrcillėn vizitat tuaja rutinore vjetore kanė rėndėsi tė madhe , sepse do t’jua bėjnė tė mundshme, qė tė fillohet me kohė trajtimi i hershėm. Pėr shembull, pėlcitja e cistės mund tė jetė shumė e rrezikshme dhe mund tė shkaktojė dhembje.

Si tė pengohen cistat e vezoreve?
Duke marrė parasysh se shkaku ėshtė i panjohur, duhet tė bėhen kėto veprime:

  • Tė kėshilloheni me mjekun menjėherė pas ēfarėdo simptomash.
  • Vizita gjinekologjike dhe PAPA testi tė jetė i shpeshtė, sipas rekomandimit tė mjekut

Kanceri i vezoreve

Kanceri i vezoreve ėshtė tumor malinj, qė zhvillohet nė vezore. Kanceri i vezoreve shfaqet kryesisht te gratė nė moshėn prej 50 vjetėsh dhe ėshtė shkaku i katėrt kryesor i vdekjes nga kanceri te gratė. Nė qoftė se nuk diagnostikohet herėt dhe nuk mjekohet ashtu si duhet, jeta e tė sėmures mund tė zgjasė vetėm disa muaj. Pacientja mund ta mbijetojė vetėm nėse kanceri zbulohet dhe mjekohet nė fazėn e hershme.

Ekzistojnė disa lloje tė kancereve tė vezoreve.

Si ndodh?
Uzrok raka jajnika nije poznat. Povećan rizik od raka jajnika, ako:

  • Menopauza ėshtė mė e hershme sesa ajo normale.
  • Anėtarėt e familjes (nėna ose motra) e kanė pasur kancerin e vezoreve.
  • Gratė qė kanė fėmijė dhe i shfrytėzojnė tabletat kontraceptive janė mė pak tė rrezikuara qė tė kenė kancer tė vezoreve.

Kanceri i vezoreve mund tė pėrhapet nė pjesė tė tjera tė trupit, siē janė kraharori, mitra dhe zorrėt.

Cilat janė simptomat?
Meqenėse vezoret janė tė vendosura thellė nė zbraztėsinė e barkut, kanceri i vezoreve ėshtė rėndom shumė vėshtirė tė zbulohet nė fazat e hershme. Ai dagnostikohet rėndom nė fazat e vonshme tė zhvillimit. Kur simptomat paraqitėn nė fazat e vonshme ato mund tė pėrfshijnė:

  • Dhimbjen nė pjesėt e poshtme tė barkut dhe nė kėmbė
  • Humbjen nė peshė
  • Ndjenjen e pėrgjithshme tė sėmundjes
  • Parregullsitė nė zorrė dhe nė funksionin e mėshikėzės
  • Krupėn, mundimet nė stomak
  • Ėnjtje tė kėmbėve dhe tė barkut

Diagnoza?
Pėr t’u diagnostikuar kanceri i vezoreve, mbase, ėshtė e detyrueshme tė bėhen kėto teste dhe kontrolle:

  • Gjendja e pėrgjithshme shėndetėsore
  • Shqyrtimi fizik
  • Testet e gjakut
  • Rrezet X tė mushkėrive
  • Rrezet X tė zorrėve
  • Tomografia e kompjuterizuar e barkut (CT-ja e stomakut)
  • Rrezet X tė sistemit urinar
  • Ultratingulli

Kanceri i vezoreve ndonjėherė zbulohet me vėshtirėsi. Nganjėher mė shumė mjekė mund tė kenė mendime tė ndryshme. Pėr shembull trupi fqinj mund tė jetė shkak i trysnisė nė vezore e mbush mėshikėzėn. Nė ndonjė rast mund tė jetė e nevojshme qė mostrat e indeve tė verifikohen dhe tė verifikohet pėrhapja eventuale e kancerit jashtė vezoreve nė organe tė tjera.

Trajtimet pėrfshijnė rėndom kėto operacione kirurgjike:

  • Laparotominė: laparotomia ėshtė shqyrtim kirurgjik i vezoreve me anė tė hapjes sė barkut. Nė qoftė se mjeku e zbulon kancerin, ai ose ajo i heq vezoret dhe tė gjitha organet e tjera tė rrezikuara. 
  • Endoskopinė: mjeku i fut nė bark gypat e hollė mė kamerė. Kėshtu mjeku mund ta marrė mostrėn e indit ose ta largojė mostrėn e lėngut me anė tė endoskopisė. 

Si mjekohet?
Nėse ėshtė e nevojshme mjeku mund ta heqė mostrėn e lėngut tė tubuar nė stomak si rezultati i kancerit. Ky veprim i thjeshtė dhe pa dhėmbje quhet paracentezė.

Nė qoftė se diagnoza ėshtė kancer, mjeku jo vetėm qė i heq vezoret nėpėrmjet operacionit, por edhe mitrėn dhe vepėrēuesit dhe nyjat e afėrme limfatike, me qėllim qė tė pengohet pėrhapja dhe zhvillimi i tij i mėtejshėm. Kjo ndėrhyrje kirurgjike quhet histerektomi e barkut dhe salpingo-oophorectomy bilaterale.

Te gratė e reja dhe tek tė tjerat qė shpresojnė tė kenė fėmijė, nganjėherė mund tė hiqet vetėm ėnjtja nė vezore. Vezorja e pandryshuar shqyrtohet me shumė kujdes. Mjeku, madje, mund tė marrė nga ajo edhe mostrėn e indit dhe ta verifikojė pėrhapjen e kancerit.

Mund tė nevojiten kemoterapitė ose terapitė radioaktive me qėllim qė tė pengohet zhvillimi dhe pėrhapja e kancerit.

Nė qoftė se kanceri nuk ėshtė pėrhapur nga vezorett nė pjesėt e tjera tė trupit, jetėgjatėisa pėr 60 deri 70 pėr qind tė pacienteve mund tė jetė mė sė pak edhe pėr pesė vjet. Pacientja mund ta mbijetojė kancerin kur tumori ėshtė zbuluar dhe mjekuar nė fazėn e hershme.

Si tė kujdesemi pėr vetveten?
Duhet ta kemi ushqimin e ballancuar dhe t’u pėrmbahemi udhėzimeve tė mjekut. Pos kėsaj, ėshtė me rėndėsi qė jetėn ta kemi pa strese dhe tė relaksuar.

Si tė pengohet kanceri i vezoreve?
Tė bėhen kontrollet (vizitat) rutinore gjinekologjike pėr t’u bėrė mė i lehtė zbulimi i hershėm i kancerit tė vezoreve. Tė thirret menjėherė mjeku, nė qoftė se ndodh gjakderdhja vagjinale abnormale ose hetohen ėnjtje nė bark dhe nė kėmbė. 

Pos kėsaj, nėse nė farefisin e gruas ekziston ndonjė histori e kancerit tė vezoreve, mund tė lehtėsohet zbulimi i hershėm i kancerit, nė qoftė se nė mėnyrė parandaluese bėhen analizat pėr ekzistimin e kancerit me anė tė ultratingullit dhe testeve tė gjakut ( p.sh. CA 125).